Zvicëranët nuk pranojn këtë vendim nga qeveria


Në sondazhet e realizuara në mars dhe prill, kjo shkallë ishte dukshëm më e lartë, mbi 60 për qind të njerëzve shpreheshin në favor të një vaksinimi.Në Zvicër, po zvogelohet gatishmëria për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.Këtë gjendje e tregon sondazhi i fundit i realizuar nga qendra kërkimore Sotomo, e cila ka anketuar qytetarët në emër të Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG).

Midis 22 dhe 28 tetorit, vetëm 49 për qind nga rreth 1.600 të anketuar kanë thënë se dëshironin të vaksinoheshin, shkruan srf.ch.Në sondazhet e realizuara në mars dhe prill, kjo shkallë ishte dukshëm më e lartë, mbi 60 për qind të njerëzve shpreheshin në favor të një vaksinimi të mundshëm, transmeton albinfo.ch.

Sotomo shkruan, megjithatë, se ndikimi i lajmeve pozitive nga kandidatë të ndryshëm për prodhim të vaksinave do të hetohet më qartë vetëm në valën tjetër të sondazheve.Edhe një rezultat tjetër i sondazhit: besimi i të anketuarve tek autoritetet dhe informacioni i tyre në lidhje me koronavirusin ka pësuar rënie që nga vera.