ZVICËR/ Vjen Lajmi i shumëpritur nga Aeroporti i Cyrihut, Ja çfarë është gati


“The circle”, siç quhet kompleksi i ri në Aeroportin e Cyrihut, ka hapur dyert pas një periudhe pesë-vjeçare ndërtimi. Kompleksi i ri i quajtur “Circle” është hapur për publikun nga e enjtja. Aty përfshihen dyqane dhe restorante si dhe parku i ri i aeroportit. Dy hotele me një qendër kongresi, seli për kompani ndërkombëtare dhe shërbime mjekësore e bëjnë aeroportin një qendër urbane në vete.

Kompleksi dhe parku ngjitur lidhen drejtpërdrejt me terminalet e aeroportit. Kompleksi do të jetë një vend për të punuar, për të blerë dhe një vend për shërbime mjekësore, kongrese, aktivitete dhe, me dy hotelet Hyatt, një vend për njerëzit nga zona, për turistët dhe udhëtarët e biznesit.

Aeroporti i Cyrihut bëhet si një qytet më vete. Për sa i përket gastronomisë, “Circle” ofron një gamë të gjerë restorantesh dhe bare në dy Hotelet Hyatt, Hyatt Regency dhe Hyatt Place në Zurich Airport duke përfshirë restorantin Babel me specialitete nga Lindja e Mesme.