VIDEO/ Kush nuk e ka parë, ka humbur shumë, ky është goli më i bukur i 2020 FANTASTIK shikoni


Valentino Lazaro ishte futbollisti i parë që Interi bleu pas emërimit të Antonio Contes, por te zikaltrit nuk arriti të lërë gjurmë në ato pak muaj që qëndroi dhe më pas u huazua fillimisht te Newcastle e më pas te Borussia Monchengladbach. Pikërisht te këta të fundit, anësori austriak shënoi një gol shumë spektakolar që me siguri do të garojë për golin e vitit, në ndeshjen e humbur 4-3 në “Bay Arena” ndaj Bayer Leverkusenit.

Pas një krosimi të Herrman në zonë, Lazaro goditi topin me takë (ose siç njihet ndryshe, “prekja e akrepit”) dhe e dërgoi në trekëndëshin e portës së Leverkusenit. Valentino Lazaro është ende në pronësi të Interit dhe te Borussia Monchengladbach është transferuar me formulën e huazimit. VID EO