Valbona Selimllari Qenka Bërë Vjehrrë Dhe Jep Mesazhin E Madh: Nuse Të Bukur Nuk Dua Dua Një Nuse Të Mirë Të Jetë Për Djalin


Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”. Në këtë intervistë ajo tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.Ish Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.

E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.“Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

“Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”-tha Valbona Selimllari.