Top Channel E Hodhi Në Gjyq, Djali Nga Kosova I Nxjerr Bojën Emisionit Ku Kërkohen Gra: Më Thanë Po Nuk Bëre Këtë Do Të


E para që u largua në emisioni ‘Përputhen’ ishte konkurrentja Shqipe Hysenaj. Mirëpo pas largimit të bujshëm të Shqipes, krejt papritur nga ky emision u largua edhe konkurrenti nga Kosova, Beart Rexhepi.Ky i fundit është larguar pak ditë më parë nga emisioni, mirëpo ikja e tij nuk paska qenë aq paqësore sa ç’dukej.Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka marrë qindra pyetje lidhur me konkurrentin e larguar, ndaj në një story të gjatë në Instagram ajo ka ak uzuar Beartin për dezinformim dhe deklarata të pavërteta të thëna publikisht. Ajo tregon se ndaj këtij konkurrenti ka nisur tashmë një proces juridik.

Olsa shprehet se liria e fjalës ka kaluar në a buzim, teksa shpjegon se është shumë e vështirë të jesh në krye të “Për’puthen” me një numër të madh karakteresh të ndryshëm nga njëri-tjetri.Në një postim të gjatë në InstaStory, ish-konkurrenti tashmë i larguar nga emisioni shkruan:“Përshëndetje! Unë takimin me Oltën nuk e kam kërkuar pa arsye apo për famë, siç e paska transformuar apo interpretuar në mënyrën e vet Olsa. Unë famën e kam pasur dhe nuk më duhej aq “fama” e “Për’puthen”. Që të mos e zgjas, arsyeja e hyrjes ka qenë se më kanë ftuar vetë, por edhe të përjetoj një eksperiencë ndryshe, të bukur. Kurrësesi çfarë fitova. Unë me përfaqësimin tim në “Për’puthen” kam dashur që t’ua rris shikueshmërinë e emisionit edhe në Kosovë, ç’ka edhe qëndron e vërteta. Thjesht dhe aty të jemi bashkë si vëllezër të një kombi, sikur që edhe jemi.

Arsyeja pse unë doja takim me Olsën ka qenë se ajo kërkonte sa më shumë debate e skandale në studio. Unë nuk jam person që flas vetëm për ehh… jam edhe për debate, por jo skandaloze. E kam cekur shumë herë kur më është kërc ënuar me fjalët “Fol diçka, debato ose do të të nxjerr nga “Për’puthen”. Dhe i kam thënë shumë herë që dua të dal vetvetja, jo të flas me zor dhe imponuar. Më lër rehat me karakterin tim, me atë që e kam edhe në jetën e përditshme, jo false dhe me maskën tuaj. Po fare mirë më kujtohet edhe kër cënimi yt.