Qan Para Të Gjithëve Në Emision Këngëtarja Leonora Jakupi Nga Letra Që I Nisi I Dashuri: Kemi 9 Vite Bashkë!


Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi është shprehur gjithnjë më e rezervuar sa i përket jetës private.Ajo ka treguar më parë se është në lidhje, por ka preferuar që ta mbajë larg syrit të publikut partnerin e saj. E ftuar së fundmi në “Prive Reallity”, Leonora ka zbuluar se ka tash e nëntë vite që është në lidhje.

Kjo ndodhi në momentin që partneri i saj i bëri një dedikim përmes një letre dashurie të dërguar në emision.Ajo u emocionua aq shumë sa filloi edhe të qante gjatë kohës sa lexonte letrën e të dashurit të saj. Unë dhe partneri im, të cilin normalisht nuk po e bëj publik për opinionin sepse është vet dëshira e tij dhe marrëdhënia jonë.

Ne kemi kohë të gjatë bashkë, u bënë nëntë vite. Edhe ne tashmë njihemi shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë ndër të tjerash Leonora.Po në të njëjtin emision, këngëtarja me prejardhje nga Drenica u shpreh se e ka menduar edhe martesën, por do donte një dasmë të vogël dhe jo një nga ato tradicionalet.