Pritet Vendimi / Ja Cfarë Do Të Vendoset Për Izolimin E Shqipërisë


Tete dite me pare, ne 8 dhjetor Komiteti teknik i ekspertëve tha se java qe do pasonte do ishte vendimtare per masat ne vendin tone, per frenimin e covid. Por Komiteti nuk u mblodh këtë të mërkurë, as per te dhenat javore te ecurise se pandemise. Vendimi për masa shtesë, ose jo, është shtyrë për javën e ardhshme. Shkak për këtë besohet se është raportimi ditor i shifrave të rasteve të reja që, sipas ekspertëve, kanë qenë të qëndrueshme në këtë periudhë.

Pra, në Shqipëri, mbeten në fuqi vendimet e marra javë më parë, me ndalimin e lëvizjes pas orës 22:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona dhe mbajtja e maskës mbrojtëse edhe në ambientet e jashtme publike.