PërpIasja Për Këngën “Akoma Po Të Pres”, Mihrije Braha Tregon Sa Ka Paguar Për Hitin: Jam Zënë Në Sherrin Mes Dy Vëllezërve


Përplasja për këngën “Akoma po të pres”, Mihrije Braha tregon sa ka paguar për hitin: Jam zënë në sherrin mes dy vëllezërve.Këngëtarja Mihrije Braha ekskluzivisht në emisionin #gjesi iu është përgjigjur akuzave për këngën “Akoma po të pres”, raporton Gazeta Express.

Këngëtarja ka folur për akuzat e këngëtarit Hektor Gjurgjiali që tha se Braha ia kishte vjedhur këngën shumë vite më parë.Ai së fundmi e ka sjellë këtë këngë në versionin e tij, duke folur për prapavijat e asaj se çka kishte ndodhur në një intervistë për Kult Plus.

Mirëpo, këngëtarja Braha thotë në emisionin #gjesi se nuk është takuar asnjëherë me Hektorin e së këngën e ka blerë nga vëllai i tij, Mentori.