Nusja tregon kërkesën e çuditshme që i ka bërë vjehrra para dasmës


Një vajzë i është drejtuar Reddit-it për të shprehur zemërimin që kishte pas disa kërkesave të veçanta nga vjehrra e saj. Nusja e ardhshme shkroi në sajtin e diskutimeve se vjehrra e saj i kishte kërkuar që ajo t’i lyente flokët e saj natyral në mënyrë që të mos kishin të njëjtën ngjyrë në dasmë.Ndërkohë që vajza, emri i së cilës nuk është bërë publik, ka flokë të kuq natyralë, vjehrra e saj i ka të kuq të lyer. Por, edhe pse siç tregon edhe vetë, ajo nuk ka vënë asnjë herë kimikate në flokë, vjehrra vazhdoi të këmbëngulte se ato të dyja nuk duhet të kishin ngjyrë të njëjtë të flokëve në ceremoninë e dasmës.

Nusja e ardhshme tregoi gjithashtu se vjehrra, të cilës ajo i drejtohej si MIL, u bë akoma më agresive kur ajo refuzoi që të lyente flokët. MIL i kishte thënë së resë se ajo duhej të ishte e vetmja me flokë të kuq pasi e kishte pasur atë ngjyrë qëkur i mbijetoi kimioterapisë në vitin 2013. Në një nga mesazhet e saj, vjehrra shkruante:Vazhdoj të jem e mërzitur me ty pasi nuk më dëgjon llafin për ngjyrën e flokëve. Unë thjesht nuk dua që asnjë nga të ftuarit të na gjykojnë se i kemi flokët njëlloj. Të lutem rimendoje.

Nuk ndihem rehat që t’i do të mbash të njëjtën ngjyrë me flokët e mia ndërkohë që po martohesh me djalin tim…”. Ndërkohë nusja, nga ana tjetër shton në postimin e saj: Me 100 për qind siguri që të gjitha këto po i bën që të jetë në qendër të vëmendjes”.