‘Ngritu bir k*rve’ – kamerat kanë kapur Ramosin duke e ‘shkatërruar’ Achraf Hakimin


Real Madridi arriti ta mposht Interin të martën mbrëma, në Champions League. ”Los Blancos” patën një avantazh prej dy golave pas 33 minutave, me Karim Benzeman dhe Sergio Ramosin që shënuan, transmeton Periskopi.

Por Interi u kundërpërgjigj në vazhdim duke barazuar rezultatin, mirëpo, në fund Rodrygo shënoi golin e fitores për 3-2. Ishe një natë madhështore për kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos. Ai shënoi golin e 100-të për klubin, por me raste nuk arriti të përmbajë emocionet.

Dhe kjo u vërejt edhe të martën mbrëma, derisa iu sul ish-bashkëlojtarit, Achraf Hakimi. Hakimi u rrëzua në zonë duke kërkuar penallti pas kontaktit me yllin e Real Madridit. Ramos menjëherë u kthye dhe i tha: ”Ngritu, bir k*rve, ngritu! Mjaft bërtite si minjtë”. Dhe këto fjalë i tha derisa po mundohej ta ngriste Hakimin me zor në këmbë.