Mykun Nga Muri I Dritareve Mund Ta Largoni Kështu


Si fillim duhet të keni parasysh disa këshilla praktike që do t’ju ndihmojnë të mbani situatën nën kontroll; të largoni sa më shumë lulet dhe bimët në ambientin që ka myk, të mos thani rroba në brendësi të banesës dhe të krijoni sa më shumë korrent ajri mes dyerve dhe dritareve. Në banjë dhe kuzhinë instaloni aspiratorë.

Nëse zgjidhni të lyeni muret, atëherë blini një bojë antimyk e cila e lejon murin të ‘marrë frymë’ dhe limiton shfaqjen e mykut.Si të largoni mykun nga muret me metoda natyrale.Le të shohim tani cilat janë produktet natyrale që lejojnë në eliminimin e mykut nga shtëpia pa qenë nevoja të blini produkte kimike:

Sodë buke;Do t’ju duhet ta tresni në ujë dhe pastaj të pastroni muret, kështu do të hiqni edhe njollat.Uthull;Përpiquni të parandaloni shfaqjen e mykut duke aplikuar çdo katër muaj një përbërje me ujë dhe uthull që dezifenkton sipërfaqet dhe eliminon bakteret që shkaktojnë mykun. Gjithashtu, ajrosini mirë ambientet, sidomos banjën, vendin e preferuar të mykut, pasi është i ngrohtë dhe i lagësht.Kripë e trashë;Kripa e trashë përthith lagështinë. Vendoseni nëpër enë të cilat duhet t’i vendosni nëpër dhomat e shtëpisë.