Marrëveshja me Barcelonën është arritur: Inter siguron goditjen e parë për merkaton e janarit


Një tjetër bashkëpunim mes Interit dhe Barcelonës, pas transferimit të Arturo Vidal. Portali i njohur spanjoll TodoFichajes, raporton se Inter dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për transferimin e Junior Firpos.

Domenikani do ti bashkohet Neroaxurëve në janar. Inter do të paguaj 15 milionë euro për transferimin e tij. Firpo nuk bën pjesë në planet e Koeman dhe këtë sezon ka luajtur gjithsej 29 minuta. Neroaxurët e shohin atë si një investim afatgjatë, pasiqë Firpo është 24-vjeç.