Marina Vjollca paska bërë një ndryshim në trup dhe as nuk e kishim kuptuar


Moderatorja bukuroshe e “Klanifornias”, Marina Vjollca shfaqet gjithnjë në super formë në ekran, prandaj edhe ndryshimin e saj më të fundit as nuk e kishim vënë re. Por përmes një postimi në Instastory, Marina ka treguar se ka rënë 10 kilogramë nga pesha teksa ka postuar një foto të pak kohëve më parë.

“Kur isha 10 kilogramë më e shëndoshë”, shkruan Marina krah fotos ku sërish duket në formë shumë të mirë fizike. Pas këtij statusi, të gjithë janë bërë kuriozë sesi ka arritur moderatorja t’i humbasë kilet e padëshiruara.