Mandzukic pranë transferimit te skuadra e La Ligas


Mario Mandzukic është pranë rikthimit në futbollit evropian. Mediet sportive raportojnë se sulmuesi kroat është afër bashkimit me skuadrën spanjolle, Celta Vigo.

Mandzukic e njeh futbollin spanjoll, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Atletico Madrid. Ish ylli i Juventusit është pa skuadër që nga qershori, kur u largua nga Al Duhail. Kujtojmë se së fundi është raportuar se edhe Barcelona po shqyrton mundësinë e transferimit të Mandzukic, pas lëndimit të Ansu Fatit.