LAJMI I FUNDIT/ Ky Vend i Ballkanit Vendosi për Mbyllje të plotë


Mali i Zi në lockdown në fundjavë, masë e re kufizuese që synon të frenojë përhapjen e koronavirusit.Ndalimi i automjeteve do të mbetet në fuqi nga ora 19:00 e ditës së djeshme deri në orën 05:00 të ditës së hënë.Mali i Zi ka regjistruar prej kohësh një indeks të lartë pozitiviteti dhe, në raport me popullsinë,

ishte disa ditë më parë i dyti në Europë për numrin e infeksioneve për 100 mijë banorë, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.Bilanci i 24 orëve të fundit është rreth 520 raste të reja, nga 1 510 teste të kryera, dhe pesë vdekje.Që nga fillimi i epidemisë infeksionet kanë qenë 33 836 dhe viktimat 474.Mali i Zi ka një popullsi prej vetëm 620 mijë banorësh.