LAJMI I FUN DIT/ Ja Kush mund të udh ëtojë nga Ballkani drejt Zvicrës, De taje të reja !


Zvicra e ka hequr Maqedoninë e Veriut nga lista e karantinës, por kjo nuk do të thotë se çdokush mund të udhëtojë drejt Zvicrës. Sepse bëhet fjalë vetëm për shtetasit zviceranë ose raste të domosdoshme, të cilat vlerësohen nga autoritetet zvicerane.

“Ndalesa e përgjithshme për hyrjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut ende është në fuqi. Përveç rasteve që shkruhen në faqen e internetit të Sekretariatit Shtetëror për Migracion (rezidentë me leje të vlefshme për qëndrim dhe të tjera)

Ose kur personi që udhëton mund të dëshmojë se bëhet fjalë për domosdoshmëri të madhe që po ashtu është specifikuar në faqen e internetit. Vendimi se a bëhet fjalë për rast të tillë është në kompetenca të autoriteteve zvicerane”, thanë për TV21 nga Ambasada e Zvicrës në Shkup.