LAJMI I FUNDIT/ ITALIA Merr Vendim, Ndalon Udhëtimet Nga Kjo Datë


Qeveria italiane sot kumtoi se do të vendos ndalesë për udhëtim gjatë festave të Vitit të Ri, në mënyrë që të përpiqet ta parandalojë përhapjen e koronavirusit, njoftoi Gardian. Rregullat e reja, së bashku me aktualet që përfshijnë orën policore, do të përpiqen ta ndalojnë qarkullimin e virusit në të gjithë vendin gjatë periudhës së festave, me kufizimin e numrit të njerëzve të mbledhur në një vend.

“Nëse e ulim rojën tani, vala e tretë është mbas këndit”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranca. Udhëtimet midis provincave italiane do të ndalohet nga 21 dhjetori deri më 6 janar, ndërsa njerëzve nuk do t’u lejohet të largohen nga qyteti më 25, 26 dhjetor dhe 1 janar, shtoi Gardijan. Qytetarët gjithashtu “seriozisht këshillohen” të mos shkojnë te miqtë, të afërmit, fqinjët dhe të jenë vetëm me anëtarët e familjes.

Masat e tjera kufizuese do të futen më vonë gjatë ditës, ndërsa çdokush që hyn në Itali do të jetë i detyrueshëm të kalojë dhjetë ditë në karantinë, duke filluar nga 20 dhjetori. Ky veprim është menduar për t’i parandaluar italianët të shkojnë në vendpushimet e skjimit që janë të hapura në disa vende evropiane. Kafenetë dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura në rajonet që janë në zonën e kuqe ose portokalltw, ndërsa në zonën e verdhë, objektet hotelierike mund të jenë të hapura deri në orën 18.00, ndërsa ora policore është në fuqi në të gjithë vendin nga ora 22.00. Në zonat e verdha, ku restorantet janë të hapura deri në orën 18:00, qeveria po mendon akoma nëse do t’u lejojë këtyre objekteve të shërbejnë drekë në Krishtlindje dhe një ditë më vonë më 26 dhjetor. Vendpushimet e skijimit do të mbyllen, ndërsa nuk do të ketë as lundrime.