LAJMI I FUNDIT/ ITALIA Me Vendime Të Forta ! Ja Çfarë U Miratua Atje Nga Qeveria


Qeveria italiane ka njoftuar për masa të reja kufizuese për të parandaluar rritjen e infektimit nga Covid-19 gjatë festave të fundvitit. Nga data 21 Dhjetor deri në 6 Janar të ndalohet udhëtimi mes rajoneve të Italisë. Përjashtim bëjnë rastet për arsye shëndetësore, për punë dhe situata urgjente.

Kryeministri Giuseppe Conte u shpreh se duhet të evitojmë një valë të tretë, e cila mund të mbërrijë në Janar dhe mund të jetë edhe më e egër se e para dhe e dyta. Gjithashtu Conte këshilloi që të mos presin njerëz, të cilët nuk jetojnë në të njëjtën shtëpi, sidomos gjatë këtyre festave në mënyrë që të mbrojnë njerëzit më të dashur si prindërit dhe gjyshërit.

Ndalimi i qarkullimit do të vazhdojë nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Ndërsa ditën e Vitit të Ri do të zgjatet deri në orën 07:00. Rregullat do të jenë akoma më të ashpra më 25, 26 dhjetor dhe më 1 Janar.