LAJMI I FUNDIT: Gjermania Jep Lajmin E Rëndësishëm, Ja Çfarë Do Ndodhë Nga 27 Dhjetori


Gjermania do të fillojë vaksinimin me vaksinën Pfizer me 27 dhjetor dhe përparësi do të kenë të moshuarit që jetojnë nëpër shtëpi të pleqve, njoftuan sot autoritetet në Berlin. Njoftimi erdhi pasi Gjermania regjistroi numrin më të madh të vd ekjeve që nga fillimi i pandemisë dhe hyri në një regjim shumë të rreptë të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shkruan Reuters, transmeton portali Realiteti.

Si një anëtare e BE, Gjermania duhet të presë që Agjencia Europiane e Mjekësisë, që është, organi rregullator shëndetësor i BE, të miratojë vaksinën Pfizer, dhe kjo pritet të ndodhë më 21 dhjetor.