LAJMI I FUNDIT: Dentisti shqiptar “kasap” rrez ikon jetën e dy pacienteve deri në hum bje jete!


Dy vajza të reja nga Fieri pasi kanë hequr dhëmballë tek i njëjti stomatolog, Artan Canaj, kanë patur po të njëjtin fat. Nga mosmjekimi profesional i stomatologut, vajzat kanë përfunduar me nga dy ndërhyrje kirurgjikale në spitalin Francez pranë QSUT-së. Ndërkohë Urdhri i Stomatologut Fier nuk merr masa ndaj dentistit, por provon të ndërmjetësoje mes tij dhe pacienteve duke u dhënë këtyre të fundit dëmshpërblim.

Kur e panë që vajzat nuk donin dëmshpërblim, ata dolën me tezen se në komisionin e tyre nuk kanë kirurg për të bërë vlerësimin e dentistit, pasi edhe ai vetë është kirurg. Masa e vetme e marrë nga Urdhri i Stomatologut Fier është një vërejtje me shkrim. Ndërkohë që sipas mjekut në spitalin Francez me gjendjen që janë paraqitur vajzat në spital, pacientë të tjerë kanë humbur jetën.

Manjola Haxhaj tregon për emisionin Fiks Fare se pasi hoqi dhëmballën e syrit tek stomatologu Artan Canaj gjëndja e saj u përkeqësua . Mjeku nuk i dha asnjë mjekim përveçse kompresave të ngrohta që duhet të bënte vetë në shtëpi . Manjola thotë se stomatologu Canaj dhëmballën ia hoqi pa bërë asnjë grafi. Gjëndja shëndetsore e saj u përkeqësua duke kryer edhe dy ndërhyrje kirurgjikale në Tiranë. Manjola Hasa kërkon ndihmën e Fiksit duke rrëfyer se këtë problem e kishte ngritur tek Urdhri i Stomatologut Fier i cili sipas saj ka negociuar për të marrë dëmshpërplim dhe dentisti të mos ndëshkohej.

Pacientja nuk ka pranuar dhe nga ana e urdhërit ky është mbyllur vetëm me një paralajmërim. Fiks Fare tregoi me audio e figurë momentin kur vetë denoncuesja takon stomatologun dhe ky i fundit nuk mban asnjë përgjegjesi, madje fajëson Manjolën se nuk e kishte hapur gojën aq sa duhej gjatë procesit të heqjes së dhëmballës.

Gjithashtu në takimin e kryer me juristin e urdhrit të stomatologut, ky i fundit pranon se ka dashur të bëjë ndërmjetësimin mes stomatologut dhe qytetares që të rregulloheshin mes njëri- tjetrit me para. Kjo e gjitha që të shpëtohej stomatologu dhe mos të merrej masë ndaj tij. “Po të vendosnim gjobë do ishtë 100 mijë lekë të vjetra dhe komisioni kaq do ta linte” i pohon ai qytetarës . Por sekretari i urdhrit të stomatologut i konfirmon Fiks Fare se gabimi qëndron tek dentisti .

Kurse Presidenti i urdhërit të stomatologut, Xhavdet Sadikaj, pranon me kamer të fshehtë ndërmjetësimin që është bërë nga institucioni që ai drejton me preteksin se ” stomatologut nuk kishim çfarë i bënim më shumë, dërguam juristin si ndërmjetës”. Kur gazetarët e Fiksit i kërkojnë takim ai mohon të ketë dijeni për ndërmjetësimin, për t’i ofruar lekë vajzës për të mbyllur çështjen e stomatologut. I pyetur në lidhjen më masën e marrë ndaj stomatologut ai shprehet se ” masa e marrë është për arsye se komisioni nuk mund ta vlerësonte se nuk ka kirurg në përbërje ndaj dhe vendimin e jep Tirana”. Masa e marrë nga komisioni shpjegon ai është bërë në bazë të njohurive që disponon ky komision. Më pas ai pohon se stomatologu profesionalisht ka vepruar gabim.

Por gabimeve profesionale të stomatologut Artan Canaj i shtohet edhe denoncimi i një tjetër vajze. Pranvera Ngresi, vajza tjetër që ankohet në Fiks Fare tregon se ka hequr tek stomatologu Canaj dhëmballën të cilës i kishte bërë edhe grafi. I është nënshtruar procesit të heqjes së dhëmballës dhe si në rastin e parë Canaj nuk ka dhënë asnjë mjekim. Disa ditë më vonë Erës i është përkeqësuar dhëmballa duke i dalë një gjendër. Është paraqitur sërish tek klinika dentare e Canajt. Stomatologu me një age ia ka shpuar nga ku ka nxjerr gjak. Edhe në këtë rast Canaj nuk i dha mjekim pacientes. Më vonë gjendja e pacientes është përkeqësuar dhe është vizituar në një tjetër klinikë dentare, ku i kanë thënë të niset direkt për në Tiranë në spitalin Francez. Pranvera në këtë spital i nënshtrohet dy ndërhyrjeve kirurgjikale .

Gazatarët e Fiksit pyesin mjekun që e ka ndjekur dhe ai pohon se shumë pacientë që i janë paraqitur në gjendjen që i është paraqitur edhe Pranvera, kanë humbur jetën. Gazetarët kërkojnë një takim me stomatologun Canaj, por dyert e klinikës së tij dentare u mbyllen në fytyrë. Ndërkohë stomatologu Artan Canaj vazhdon punën i qetë në klinikën e tij dentare, duke marrë në qafe edhe pacientë të tjerë.