LAJMI I FUNDIT/ Ambasada Jep Njoftimin Për Mërgimtarët Që Duan Të Udhëtojnë Nga Zvicra Në Vendlindje


Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë ka lëshuar një njoftim për qytetarët, të cilët dëshirojnë të marrin rrugën për në Kosovë, transmeton albinfo.ch.Ju njoftojmë se për shkak të rrethanave të krijuara, si rezultat i pandemisë COVID-19, të gjithë qytetarët e huaj që udhëtojnë për në Kosovë, nëse deshirojnë informacione më të plota, t’i ndjekin udhëzimet e mëposhtme:

Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria, shkruan albinfo.ch.

Duhet theksuar se personat që shkojnë nga këto vende në Kosovë duhet të kenë një test negativ që nuk është më i vjetër se 72 orë ose të futen në vetizolim 7-ditor.Ndërkohë që për banorët nga shteti i Zvicrës nuk është e nevojshme asnjë test rreth Covid-19.Kjo vlen për shtetasit e huaj, sikur edhe për ata të Kosovës, të cilët vijnë nga këto vende. Kështu thuhet në një dokument qeveritar të Kosovës të publikuar rreth shteteve më në rrezik.