Lajm i mirë nga kancelarja MERKEL për vendet e Ballkanit


Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë të martën, më 10.11. 2020, në konferencën virtuale të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Këtë e bëri të ditur të premten, më 6.11.2020, në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, shkruan deutsche welle në gjuhën shqipe.Degjoni deklaraten e plote , pamjet do ju shfaqen pasi te kli koni ne re kllame n e me posh tme .

Seibert tha se tema e samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe ai ekonomik. Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin e ka iniciuar kancelarja gjermane Angela Merkel. Është konferenca e shtatë e Ballkanit Perëndimor, e cila këtë radhë zhvillohet në formal virtual për shkak të pandemisë.

Konferenca e këtij viti zhvillohet nën hijen e mosmarrëveshjeve aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton albinfo.ch. Dy vendet janë edhe organizatoret e këtij samiti. Bullgaria po pengon aktualisht fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE për shkak të disa mosmarrëveshjeve në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore.

Në fillim të javës në Berlin u bënë përpjekje për të ndërmjetësuar midis palëve, por ato përfunduan pa sukses. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, tha të premten në Berlin se po punohet që të arrihet një zgjidhje, si në Berlin, ashtu edhe në Bruksel.