Kush Po Shitet Për 200 Euro Sipas Shkurte Fejzes


Këngëtarja Shkurte Fejza është artiste e madhe e skenës sonë, por edhe një grua fjala e së ciles zë vend e ka peshë, shkruan “Kosovarja”.Në një intervistë, këngëtarja thotë” “Unë këndoj dhe paraqitjet e mia i bëj krahas kritereve të një artisteje, krahas traditës së popullit tim, të familjes time dhe para se gjithash kritereve të mia që ia kam përcaktuar me kohë.

Unë befasohem me disa këngëtare që dinë të këndojnë dhe bien në ato nivele, se për disa të tjerë që nuk kanë asnjë cilësi artistike dhe promovohen me gjera të tjera nuk më vjen befasi, sepse njerëzit e gjejnë mënyrën për të dalë në skenë. Por këto mënyra e kanë edhe vendin e vetë nëpër lokale striptizi apo në bare të ndryshme dhe faji në ketë bie te TV tona dhe te institucionet që ose janë edhe vetë tillë ose blihen lehtë me nga 200-300 euro dhe i japin hapësirë këtij lloj llomi”. Kjo është një nga deklaratat e këngëtares në një intervistë të mëparshme dhënë “Radio Kosova e Lirë”, transmeton “Kosovarja”.