Kjo është qendra e masazhit në Tiranë, e shndërruar në vatër pr ostitucioni


‘Delir’ quhet qendra e masazhit, e cila ishte kthyer në një vatër prostucioni ku krahas shërbimit të masazhit, vajzat ofronin edhe shërbime ekstra. Qendra ndodhet pranë shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, më kryeqytet. Kujtojmë se ditën e sotme Fatjon Hyka është arrestuar nga policia e Tiranës si tutori i një grupi vajzash që kryenin shërbime prostitucioni pikërisht në këtë qendër.

Burime bëjnë me dije se pjesë e skemës ishin një grup vajzash, që pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale me klientë shqiptarë, por shumica e tyre kanë qenë të huaj kundrejt pagesës. Pagesa që merrej nga klienti varionte nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë të reja për çdo klient. Administratori i qendrës, 35-vjeçari Fatjon Hyka i rekrutonte vajzat përmes gazetës ku njoftonte për vende pune dhe ishin kryesisht të moshës 20-30 vjeç.