Karantinohet kreu i OBSH, Ja Çfarë ndodhi me të


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, bën me dije se është karantinuar pas kontaktit me një person i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Kreu i OBSH-së thotë se nuk ka simptoma të virusit.

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gjithashtu, unë do të punoj nga shtëpia duke respektuar protokollet e WHO”, u shpreh ai , shkruan The Guardian.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve. “Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”, u shpreh Tedros.