Ja Nga Cila Ditë E Javës Tjetër Do Bie Borë E Shi


Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pesë ditët e ardhshme do të mbajë motndryshueshëm.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius Njoftimi i plotë: Në mëngjes dhe gjatë natës pritet të ketë mjegull.

E hëna do të filloj me diell dhe pak vranësira, por nga e marta pritet të kemi kushte tjera meteorologjike, vranësira të dendura të përcjellura me reshje shiu. Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime të mëdha, sidomos në vlerat e maksimaleve, kurse temperaturat minimale parashihen të ulen diku në zero dhe -1 gradë Celsius. Reshjet e shiut në viset e larta malore mund të shoqërohen me fjolla të borës.