Gjermania Vendos Rregulla Të Reja Për Gurbetqarët Që Vijnë Në Vendlindje


Gjermania ka vendosur rregulla të reja për qytetarët që duan të vijnë për pushime në Vendlindje. Ambasada në Gjermani njoftoi të premten se qytetarët që kthehen nga Kosova, duhet të izolohen për 10 ditë si dhe para udhëtimit duhet të bëjnë regjistrimin elektronik.

“Me rastin e hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me pas iguri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit, duhet të izoloheni për 10 ditë”, thuhet në njoftimin e ambasadës. Kosova, nga institucionet kompetente gjermane edhe më tej kategorizohet si rajon me pasiguri të lartë për përhapje të pandemisë Covid-19 dhe për këtë arsye, duhet paralajmëruar udhëtimi. “Nëse këtë dimër keni planifikuar një udhëtim për në Kosovë, ju lutemi që patjetër të merrni në konsideratë se:

Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron për të gjitha udhëtimet jo të domosdoshme (përfshirë pushimet, pushimet në vendlindje, vizitat familjare etj.) për në Kosovë”, thuhet tutje një njoftim. Kosovarët në Gjermani duhet të kenë parasysh se në rast se vendoset ndonjë masë në kohën sa janë në vendlindje, atëherë ambasadat dhe konsullatat e Gjermanisë nuk mund t’u vihen në ndihmë. “Ju lutemi të merrni në konsideratë edhe që në Kosovë nuk garantohet një përkujdesje mjekësore sipas standardeve gjermane, ndër tjerash ka vetëm kapacitete tejet të vogla për trajtim mjekësor intensiv dhe mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka dhënë edhe disa këshilla për ata që marrin pasigurin të vijnë nga Gjermania në Kosovë për pushime. “Duhet që para udhëtimit të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit. Pas hyrjes në Gjermani të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj. Aty t’i nënshtroheni vetizolimit 10-ditor. Nga 8 nëntori 2020 e këndej izolimi parimisht nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani. Rregullat e izolimit vlejnë vetëm për personat, të cilët aktualisht janë të lejuar të hyjnë në Gjermani. Ato nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit. Ju lutemi keni parasysh gjithashtu që gjatë hyrjes nga Gjermania në Kosovë, aktualisht duhet të dëshmoni se keni një test negativ PCR. Përndryshe mund t‘ju refuzohet hyrja. Informata më të hollësishme merrni nga autoritetet përgjegjëse kosovare”, thuhet në njoftim.