Flet Missi Kosovar: Jam Beqare Dhe Nuk Dua Burrë Shqiptar


Ajo kohëve të fundit ka qenë një nga emrat më të zëshëm në showbizin shqiptar. Fjala është për bukuroshen nga Gjilani, Blerta Veseli, e cila u bë më e njohur pasi rrëmbeu kurorën e “Miss Universe Kosova 2020”. E njëjta ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Shiko kush Luan”, gjërsa ishte pjesë e disa sfidave. Në një nga sfidat, bukuroshja shqiptare tregon se momentalisht është beqare.

“A je ‘single’? Nese po i dashuri yt duhet të jetë nga Kosova apo nga Shqipëria?” ishte kjo pyetja iu drejtua Miss Universe Kosova 2020 dhe përgjigjia e saj habiti të gjithë në studio pasi deklaroi se nuk do një burrë shqiptar. “Jam ‘single’ dhe nuk dua burrë shqiptar”, u shpreh Blerta Veseli. Në anën tjetër, Blerta më parë u përfol për një lidhje dashurie me reperin Majk, gjë që u mohua duke thënë se kanë punuar në një projekt së bashku.