Fansat i nxjerrin të palarat Majk dhe zbulojnë veprimin e pahijshëm ndaj ish-të dashurës!


Mbrëmjen e djeshme, reperi Majk u kthye në kryefjalën e rrjetit për shkak të romancës së tij të re me Blerta Veselin, Miss Universe Kosova 2020. Gjithçka nisi pas postimeve të njëjta në Instagram, pasi çifti po darkonte në të njëjtin vend dhe si të mos mjaftonte kjo, Majk publikoi një foto të tijën në Instagram-in e Blertës.Shiko ni pamjet eks kluzive meposhte , kli ko jeni ner ek ll ame .

Dikush i ka dërguar Majkut foton e tij të publikuar në InstaStory-n e Blertës, mirëpo përgjigja e reperit s’i ka pëlqyer aspak fansit. Majk e ka kërcënuar këtë të fundit se do t’i fusë bllok nëse flet edhe njëherë për jetën e tij private, që në fakt vetë preferoi ta ekspozojë edhe kësaj here në media. I revoltuar nga ky mesazh, fansi i reperit ka shkruar se nuk e ka pritur aspak mirë këtë përgjigje nga ‘idhulli’ i tij.


Sjellja e Majk me fansat duket se ka revoltuar shumë këta të fundit të cilët kanë filluar t’i nxjerrin të palarat. Ata kanë zbuluar një gjest shumë të ulët të reperit, karshi ish-të dashurës Melita Nushi me të cilën përjetoi një romancë dy vite më parë. Fansat kanë zbuluar se pas ndarjes Majk u ka dërguar atyre një foto të Melitës, në të cilën sipas tij ajo nuk kishte dalë në formën më të mirë të mundshme, duke u kërkuar atyre që ta shpërndajnë.


Ky veprim nga ana e tij duket shumë i pavend në dy aspekte. Së pari, tregon mugesë respekti ndaj gruas që ka patur në krahë për një periudhë të caktuar, pavarësisht motiveve që i kanë çuar drejt ndarjes. Së dyti, është mungesë respekti dhe ndaj të gjitha vajzave që sipas Majk duhet të jenë të kuruara në çdo foto dhe nëse në ndonjërën prej tyre drita nuk ka rënë si duhet atëherë kjo quhet “fëlliqje”.