EXCLUSIVE/ Lajm shum i Rëndësishëm, Ja si do ti merrni 100 Euro nga Shteti


Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike Sanja Llukarevska, theksuan se ndihma për kategroinë e rrezikuar sociale të qytetarëve do të paguhet drejtpërdrejtë në llogarinë e transaksionit dhe jo në kartelat pagesore siç ishte më parë.Det ajet i gje ni me pos shte , kli kojeni ne re kll ame.

Qëllimi i këtij vendimi është që të ulet numri i turmave nëpër sportele me çka do të kontribuohet në kujdesin për shëndetin e këtyre personave në kushte të pandemisë. Ministri i Financave, Fatmir Besimir shpjegoi se në këtë mënyrë do të thjeshtësohet mënyra e pagesës së mjeteve ndimëse, ndërsa do të ulen edhe shpenzimet që do të ishin të nevojshme për dhënien e kartelave të reja.

Ndryshimet ligjore për 22 masa nga gjithsej 31 masa nga Pakoja e katërt, të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave, tashmë janë miratuar ose janë në procedurë parlamentare, ose janë përgatitur dhe vendosur në ENER për konsultim publik informon Tetovasot.

Kjo u theksua nga Ministri i financave Fatmir Besimi në konferencën e përbashkët për shtyp me drejtoreshën e Drejtorisë për të ardhura publike Sanja Lukarevska me rastin e miratimit të ligjeve për mbështetjen financiare të punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve për pagesa të pagave, të cilat u miratuan nga Parlamenti. Qytetaret ne kategorit e perzgjedhura do marrin ndihme nga 6000 denar ose afersisht 100 Euro…

– Masat nga Pakoja e katërt të cilat janë nën kompetencën e Ministrisë së financave dhe të cilat u mundësuan nga Rebalanci i buxhetit mund të kategorizohen në katër kategori, siç janë: Masat për mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare të kompanive, masat për mbështetjen financiare të qytetarëve, lehtësim tatimor dhe masat në drejtim të zgjidhjes sistematike. Me këto mjete do të sigurohet mbështetje për sektorin privat dhe qytetarët gjatë valës së dytë të covidit, dhe do të mbështesin më tej rimëkëmbjen. Është shumë e rëndësishme të theksohet se këto masa janë krijuar për të vepruar pozitivisht si nga ana e furnizimit ashtu edhe nga ana e konsumit dhe kështu të amortizojnë pasojat e krizës, – tha ministri i Financave Besimi.

Në kuadër të masave për mbështetjen financiare të ndërmarrjeve ministri vuri në dukje mbështetjen financiare të punëdhënësve dhe të vetëpunësuarve për pagesën e pagave në tetor, nëntor dhe dhjetor 2020, për të cilat ligjet tashmë janë miratuar nga Parlamenti dhe duhet të fillojnë zbatimin. Për më tepër, linja e re e kredive pa interes me 30% komponentë grante, për të cilën Qeveria ka informacion, masa është hartuar dhe pritet që gjatë këtij muaji ose fillimi i tjetrit fondet të arrijnë dhe të vihen në dispozicion të kompanive. Sa i përket skemës së garancisë shtetërore, siç theksoi ministri, ligji tashmë është hartuar dhe vendosur në ENER për komentim publik, ndërsa për huatë e reja të favorshme prej 100 milion euro nga Banka e Zhvillimit, Informacioni është miratuar tashmë nga Qeveria dhe negociatat me EIB për fondet, të cilat pritet të bëhen të disponueshme për kompanitë vendore në fillim të vitit të ardhshëm.