Ëmbëlsirë e shpejtë me qumësht dhe kakao


Përbërësit: 4 vezë, 12 lugë sheqer, 12 lugë vaj, 12 lugë qumësht, 12 lugë miell, 4 lugë kakao, 1 pako pluhur për pjekje (pecivë).Për sherbetin: 1/2 litër qumësht, 10 lugë sheqer,Për dekorim: 1 pavllak (schmand), 2 lugë nutella.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë një nga një. I tundim mirë me tel kuzhine ose me mikser derisa të bëhet një masë homogjene dhe të shkrihet sheqeri tërësisht.Pasi masa të jetë gati, e hedhim në tepsi për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 15 minuta. Pasi të piqet e lëmë ëmbëlsirën të ftohet dhe e përgatisim sherbetin me 1/2 litër qumësht dhe 10 lugë sheqer.

Pasi sherbeti të vlojë dhe të jetë gati ia hedhim ëmbëlsirës sipër, më pas e lëmë për pak minuta derisa ta pijë të tërin. Krejt në fund e përziejmë një pavllak (schmand) me 2 lugë nutella dhe e lyejm ëmbëlsirën sipër. Ju bëftë mirë!