Edhe 20 vjeçaret e kanë zili për format/ Do mbeteni pa fjalë nga fotot e Adelina Ismailit, si ia bën që është kaq e bukur e s’plaket


Këngëtarja e njohur, Adelina Ismaili, tashmë është pjesë e botës së televizionit. Ajo është drejtuese e emisionit “Tete a Tete”, ku sjell intervista me të ftuar të ndryshëm.

Këngëtarja është gjithmonë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria . Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku duket shumë joshëse, tek mban veshur një fustan të zi, i cili tregon format perfekte të saj.

“Thjeshtësia është sofistikimi i fundit”, shkroi këngëtarja krahas postimit . Kujtojmë se Adelina Ismaili prej kohësh nuk është aktive në tregun muzikor, ku me sa duket është fokusuar shumë tek jeta private, duke qenë se tani është dhe bashkëshorte por dhe nënë e një djali 3 vjeçar.