E reja nuk do t’ia dijë për të dashurin/ Shpërndan ftesat e dasmës, pa e pyetur


Një vajzë ka vendosur të shpërndajë ftesat e dasmës edhe pse i dashuri, i saj nuk kishte propozuar për martesë dhe jo më të kishin lënë një datë për këtë gjë. E reja ka vendosur ta bëjë këtë gjë, pasi në një te/st të bërë në Facebook i kishte rezultuar se do të martohej këtë vit.

Kaq është dashur që e reja të bëjë gati ftesat e dasmës dhe të njoftojë gjithë miqtë e saj edhe pse i dashuri nuk i kishte propozuar për martesë fare. Miqtë dhe familjarët e saj janë hutuar kur kanë parë ftesat, pasi çifti nuk kishte caktuar asnjë datë. Kurse i dashuri i saj është shprehur se edhe pse ata kishin vite që ishin të li/dhur bashkë, ata nuk kishin folur kurrë për një martesë.

‘’The Sun’’ ka shkruar se vajza nuk ka pasur nevojë që i dashuri i saj t’i propozojë sepse i ka mjaftuar përgjigjja e kuizit në Facebook. Ndërsa miqtë e të resë e kanë cilësuar këtë gjë si qesharake. Disa prej tyre kanë thënë: