E Pyetën Sa Shkronja Ka Alfabeti Shqiptar, Habit Këngëtarja E Njohur E Thotë Gabim/ Të Gjithë Habiten


Këngëtarja shqiptare, Diona Fona, shumë e dashur për publikun shqiptar, duket se nuk e di sa shkronja ka alfabeti i gjuhës shqipe. Ishte një ndër të ftuarat e emisionit “Shiko kush luan”, ku në njërën nga lojërat, Luana Vjollca pyet këngëtaren, “Diona, sa shkronja ka alfabeti shqip?”, ndërsa Diona u përgjigj “32”.

Përgjigja ishte e Dionës padyshim që ishte gabim, ku la kolegët e saj ta korrigjonin duke dhënë përgjigjen e saktë “36”. Askush nga kolegët e këngëtares nuk e mori si diçka tra gji ke përgjigjen e saj, pasi që Diona është lindur dhe rritur në Londër, prandaj ka shumë gjasë që i është ngatërruar numri në atë moment.