E PAPRITUR/ Ja Vendimi I Fundit Nga Austria


“Nga 3 nëntori Austria do të mbyllet për të përmbajtur përhapjen e pandemisë së COVID-19”, deklaroi kancelari Sebastian Kurz. Austria kthehet në bllokim. Shifrat e larta nga koronavirusi kanë bërë që autoritetet austriake të vendosin për një tjetër mbyllje.Shikoni pajmet ne rek llame , kli kojeni .

Albinfo Austria njoftoi sot në mëngjes për masat e reja, e të cilat më pas i konfirmoi edhe vetë kancelari Sebastian Kurz gjatë orëve të pasdites në një konferencë për shtyp. “Nga 3 nëntori Austria do të mbyllet për të përmbajtur përhapjen e pandemisë së COVID-19”, deklaroi kancelari Sebastian Kurz.

Qeveria austriake ka vendosur mbylljen e restoranteve, hoteleve dhe të gjitha aktivitetet kulturore sportive (të kohës së lirë) deri më 30 nëntor. Kushdo që gjendet në rrugë prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri në orën 06.00 të mëngjesit pa arsyet e vendosura nga Qeveria austriake, mund të gjobitet deri me 1,450 euro. Kjo u njoftua sot në konferencën për shtyp të qeverisë mbi rregulloret e reja të bllokimit, përcjell Albinfo Austria.