E KONFIRMUAR/ Ja çfarë pritet të ketë Gati Gjermania deri në


Gjermania do të duhet t’i ndërtojë rreth 440 mijë stacione për rimbushjen e veturave elektronike deri në vitin 2030.Këtë të dhënë e ka bërë publike një studim i porositur nga Ministria e Transportit në Gjermani, që u publikua të enjten, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.Studimi gjeti se pas dhjetë vjetësh në rrugët e Gjermanisë do të qarkullojnë rreth 14.8 milionë vetura elektrike.

Aktualisht, Gjermania ka vetëm 33 mijë stacione publike për rimbushje të veturave elektrike.Studimi parashikoi që dy të tretat e hapësirave private të parkimit deri në vitin 2030 do të kishin një pikë për rimbushjen e veturave, por ato do të siguronin vetëm 41 për qind të energjisë elektrike të nevojshme për automjetet.“Për më tepër, pikat publike të rimbushjes janë një domosdoshmëri”, thotë studimi.Në qytete ishte i nevojshëm një stacion publik i rimbushjes për 14 automjete, ndërsa, në fshat, sipas studimit, duhej vetëm një për 23 automjete.