E ëma nuk e kishte siguruar siç duhej, 2-vjeçarja “fluturon” nga makina


Një video e filmuar nga kamerat e vendosura në një makinë tregojnë momentin e frikshëm kur një vajzë e vogël përfundon nga makina në mes të rrugës. JU FT OJM TE SHT YPNI VID EON KE TU

Vajza dyvjeçare, nëna e së cilës nuk e kishte lidhur siç duhej ndenjësen pas sediljes, doli nga dera e majtë e makinës dhe përfundoi në rrugë. E mitura ishte vendosur në cep të sediljes dhe në momentin që makina mori një kthesë, ndenjësja ku ajo ishte siguruar doli jashtë bashkë me të. Incidenti i frikshëm u filmua nga kamerat e vendosura në makinën e një qytetari të quajtur Cheddar Mock.

Nednjësja për fat të mirë u ul në një krah dhe si duket vajza nuk e preku fare tokën, ndërsa prindërit e saj vazhduan të ecnin pa e kuptuar se vogëlushja mungonte. Ata u kthyen më vonë pasi e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, ndërsa po hetohet hapja e derës së majtë që supozohej të rrinte e mbyllur.