E dinit se Blendi Fevziu është fëmijë i adoptuar? Ky është mbiemri dhe vendlindja e tij e vërtetë


Të gjithë e njohim moderatorin Blendi Fevziu, i cili prej shumë vitesh është në krye të “Opinion”, një ndër emisionet më të ndjekur shqiptare. Mirëpo, e keni ditur se vetë Blendi është fëmijë i birësuar? Madje, as mbiemri i tij i parë nuk ka qenë Fevziu, por Bregasi.Ai ka lindur në fshatin Çermë të Lushnjes nga prindërit biologjikë Hektor dhe Rezane Bregasi. Ka qenë Ali Fevziu ai që e ka birësuar Blendin në një moshë të brishtë.

Në vitin 1983, kur Fevziu mbushi 14 vjeç, me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së Ali Fevziut.Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit dhe kjo shpjegon edhe lidhjen e Fevziut me Toptanajt, familjen e vjetër Tiranase dhe pronat e tyre.