Dorëzohet Kryeministri i këtij Vendi Evropian, çdo gjë Mbyllet nga e Mërkura deri më 1 dhjetor


Boris Johnson pritet të njoftojë një bllokim kombëtar javën e ardhshme pasi këshilltarët e tij shkencorë i thanë se ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjen, raporton daily Mail.

Shkencëtarët nga komiteti Sage dje paraqitënraportin me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre që ishte ‘skenari më i keq’. Natën e kaluar një burim i Kabinetit i tha Daily Mail se lëvizja dramatike do të shpallet javën e ardhshme.

Johnson pritet ta bëjë njoftimin të hënën, me kufizimet që fillojnë të mërkurën. Mendohet se ato mund të zgjasin deri më 1 dhjetor. Kishte pak detaje mbrëmë, por pritet që pub-et dhe restorantet të mbyllen për javë të tëra – duke shkaktuar dëme të mëtejshme në këtë industri. Shkollat pritet të qëndrojnë të hapura, por një burim pohoi për The Times se dyqanet jo thelbësore do të mbyllen.