Çudia Në Aeroport / ‘Pasuria’ E Fshehur Në Valixhe Nuk E Kalon Dot Kontrollin, Ja Çfarë Kishte Brenda

Çudia Në Aeroport / ‘Pasuria’ E Fshehur Në Valixhe Nuk E Kalon Dot Kontrollin, Ja Çfarë Kishte Brenda


Me dhjetëra kameleonë të mbrojtur ndodhen nën kujdesin e punonjësve të një kopshti zoologjik në Austri, pasi u zbuluan në një valixhe në aeroportin e Vjenës.Ato u gjetën nga autoritetet pas skanimit me rreze X të një valixheje të dyshimtë. Sipas BBC, rreth 74 kameleonë u gjetën të fshehur në çorape dhe kuti. Ato do të shiteshin për rreth 37 mijë euro në tregun e zi.

Zvarranikët u zbuluan në valixhen e një 56-vjeçari i cili kishte udhëtuar nga Tanzania. Ai u vu në pranga dhe rrezikon një gjobë prej 6 mijë eurosh.“Kameleonët mund të kamuflohen… por në fund nuk arritën t’ia hidhnin makinerisë së rrezeve X.

Sipas ekspertëve të kopshtit zoologjik, ato vijnë nga malet Usambara, një rajon aktualisht me shumë shi dhe i freskët”, tha në një deklaratë ministria e Financave austriake./tvklan.al

HOME