Conte Jep Lajmin Për Të Gjithë Në ITALI/ Ja Vendimi I Rën dë Që Pritet Të Merret !


Do të dëgjojmë të gjitha palët për të siguruar që veprimi i qeverisë të mund të bëhet në një mënyrë më kohezive dhe të përbashkët. Kete deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte për shtypin duke folur mbi verifikimet e qeverisë për kufizime të reja për shkak të koronavirusit.

”Tashmë kemi përgatitur një plan kushtuar posaçërisht festave të Krishtlindjeve dhe jemi duke menduar për këtë. Duhet të shmangim një valë të tretë me çdo kusht”, deklaroi Conte. Në Itali, numri i viktimave në ditë vazhdon të jetë rreth 500 për shkak të Covid-19 dhe qeveria duhet të vendosë nëse dhe si t’i shtrëngojë njerëzit për pushimet e Krishtlindjeve…

Veçanërisht për të bërë të pamundura tubimet dhe blerjet, që janë parë në të gjitha qytetet e mëdha. Një vendim do të vijë brenda 48 orëve, me kontakte të vazhdueshme me Komitetin Shkencor Teknik (CTS), i cili ka zbuluar nevojën për masa më të rrepta. Hipoteza është ajo e një zone të kuqe kombëtare për pushimet dhe vetëm me shërbimet thelbësore të hapura.