Çfare Po Ndodh Në Shqipëri, Edi Rama Bën Mbledhje Emergjente, Mësohen Detajet


Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mënyrë urgjente Komitetin Ndëradministror të Emergjencave pas situatës së reshjeve të dendura të shiut në vendin tonë. Mësohet se Rama tha se nuk ka qenë në Shqipëri për arsye pune, por thotë se Erion Braçe e ka njoftuar mbi situatën dhe më pas i jep fjalën që të sqarojë si është gjendja.

Rama: Duke qenë se për arsye pune nuk kam qenë në Shqipëri, zëvendës kryeministri që e ka ndjekur këtë proces minut pas minuti më ka informuar herë pas here për situatën. Dua t’ia kaloj fjalën zëvendës kryeministrit për përmbledhje të shkurtër dhe më pas ministrit të mbrojtjes për përditësimin në kohë reale dhe më pas kolegëve të tij pas tij.