Çfarë po ndodh në Kufirin e Sërbisë !? Ja situata me Mërgimtarët… Këto janë Detajet


Gjatë dy ditëve të fundit kufinjtë me Kosovën janë të mbingarkuar nga mërgimtarë që po vijnë drejt Kosovës për të festuar së bashku me familjet për festat e fundvitit.Ata po detyrohen të presin deri në 10 orë rrugës.

Deputeti i LVV, Mefail Bajçinovci, duke iu uruar mirëseardhje mërgimtarëve ka thënë se ata po pengohen qëllimisht dhe pa arsyeje nga Serbia.“Ju uroj mirëseardhje nga zemra mërgimtarëve tanë në vendlindjen e tyre për festat e fundvitit.

Infuzioni i vërtetë ekonomik janë ata, ndërsa festave ju japin gjallëri dhe atmosferë gëzimi në familjet tona.Në anën tjetër Serbia vazhimisht po i pengon mërgimtarët tanë, duke i bllokuar kufijtë me qëllim e pa arsye!”, tha ai.