”Çfarë Lloj Nëne Je Ti Që Vesh Gjithmonë Minifunde?”/ Arbana I Tregon Vendin Burrit Që E Ofendoi Keq: Jam Një Nënë Shumë E


Është e trishtë por e vërtetë që njerëzit në Shqipëri gjykojnë ende nga stili i veshjes dhe zbulimi i pjesëve të trupit.‘Çfarë lloj nëne je ti që vesh gjithmonë minifunde?’ Ja si i përgjigjet Arbana ndjekësit.Në fakt sido të vishesh gjithnjë e kanë një koment, por tragjikja qëndron në faktin se kjo po shtohet me kalimin e kohës dhe me përparimin e teknologjisë.

Pavarësisht se kjo e fundit ka shkrirë kufijtë mes shteteve, mendësia dhe kultura e vendit tonë duket se ka ende probleme të mprehta që po transmetohen edhe në mediat sociale, në vend që të zhdukeshin.Arbana Osmani postoi ditën e djeshme disa foto nga një vizitë që kishte bërë 4 vite më parë në Shën Petersburg. Në këto foto ajo shihet e veshur me rroba të ndryshme: një fustan me lule, një fustan të zi dhe sportive me pantallona.

‘Instagrami me kujtoi qe sot 4 vite me pare, kam vizituar per here te pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr; Shën Petersburg. Can’t wait to be back’Qëllimi i postimit ishte sugjerimi i një vendi për tu vizituar për ata që kanë qejf udhëtimet, por, dikush është marrë me veshjen e moderatores. Madje e çmon si tabu faktin se ajo ka veshur një fustan të shkurtër, mbi gjunjë.“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”– ka shkuar komentuesi në anglisht. Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt: “Një nënë shumë e lumtur.”