Bora Zemanit I Nxjerrin Mesazhet Ku Flet Për Donalidin Dhe Djalin/ O Ju Parazitë, Si I Bëni Këto Gjëra


Moderatorja e njohur, Bora Zemani është kthyer në kryefjalën e mediave rozë. Shkak janë bërë disa biseda, ku sipas komentuesve të ndryshëm, moderatorja i ka kërkuar një personi të saj të njohur të mbyllë një profil në “Instagram”.Ndahen Bora Zemani dhe Donald Veshaj? Çifti shton dyshimet me veprimet e fundit.Në screenshoot-et e postuara, ajo shprehet se personi në fjalë po i prish punë produksionit të “Për’puthen”, duke zbuluar të shkuarën e konkurrentëve.

Mirëpo, duket se Bora nuk e ka pritur këtë situatë të krijuar dhe ka reaguar përmes një postimi në “Instagram”. Ajo e ka konsideruar të gjithë këtë një manipulim dhe mesazhet false.“Sapo më erdhën foto të disa mesazheve në insta, që gjoja unë paskam shkëmbyer dhe kërkoj të mbyllin një faqe. Sa parazitë janë këta njerëz që kanë aq shumë kohë për të bërë një montazh të tillë.

E kuptoj qëllimin se doni followers edhe ju të shkretët, ndaj nuk po ju bëj tag se mjaft morët vetëm nga ky montazh, por neveritem kur përmenden në gjëra kaq bastarde njerëzit e mi. Një gjë është e sigurt: Nuk do harxhoja kohë të mbyllja faqe injorantesh. Mjaftohem me një bllok që i bëj nga profili im për të mos më dalë përpara syve. (Jo këto faqe që as e dija se ekzistonin) injoranca dhe ligësia fatkeqësisht nuk zhduken duke i zhdukur adresat e rrjeteve sociale. Kështu që bëni qejf në llumin që jeni”, ka shkruar moderatorja.