Bilbili I Këngëve Popullore Nda het Nga Jeta, Miqtë Ta Pre kin Shpi rtin Me Fjalët


Një nga bilbilat e këngës popullore shqiptare, Sali Brari, është ndarë nga jeta ditën e sotme.Lajmin e bën të ditur Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, që me anë të një postimi në rrjetet sociale i hpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të artistit të ndjerë.

“Lamtumirë – Bilbilit të këngës popullore Sali Brari.Shtegtoi edhe një bilbil.Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi ndarjen nga jeta të artistit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, këngëtari me vokalin e veçantë, artisti me aftësi të rralla, Sali Brari.

Sali Brari u lind në Tiranë më 18 maj të vitit 1935. Që në shkollën fillore u shpërfaq talenti i tij me zërin e ëmbël e të ngrohtë, duke u aktivizuar në aktivitetet muzikore të asaj periudhe.