Behet gati mbyllja e dytë e Shqiperise ? Najada Çomo ngre al.armin, ja masat qe do marrim


Shefja e Shërbimit Infektiv në QSUT, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik, Najada Çomo, ka qenë dje e ftuar në emisionin “Opinion”, ku ka folur për vendimin për mbylljen e Universiteteve, duke thënë se vendimi është marrë pasi janë shtuar shumë rastet me COVID dhe universitetet shihen si një institucion risku për të përhapur COVID.

“Më lejo që në cilësinë e Komitetit Teknik, duke parë trendin e inf ektimeve u pa e udhës që për një muaj të zhvillohet mësimi online”, tha ajo.E pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se pse nuk është marrë i njëjti vendim dhe për lokalet dhe bare, Çomo tha se të shkosh në kafe është zgjedhje dhe e merr përsipër riskun e inf ektimit.

“Mësimi është i det yruar ndërsa shkuarja në lokal është një zgjedhje. Kur zgjedh të shkon në një vend që që nuk mbahet maska ti ke risk që të inf ektohesh. Ndërsa në universitete ti shkon me det yrim dhe ke risk që të inf ektohesh dhe të inf ektosh të tjerët”, shtoi Çomo.Lidhur me një mbyllje të dytë, shefja e infe ktivit u shpreh se mund të ketë një mbyllje të pjesshme nëse rriten rastet në ditët në vijim.

“Shpresoj që jo, por nëse shifrat vijojnë që të jenë al armante rr ezikojmë një mbyllje të pjesshme të Shqipërisë. Mund të ketë një mbyllje të zonave që të janë më të rr ezikuara”, u shpreh mjekja.Më tej Çomo u shpreh se dhe për lokalet mund të ketë një masë kufizuese. “Besoj dhe pjesa e lokaleve do ketë ndonjë veprim të dytë nga qeveria., Nuk është çështja e kontrollin se çështja e maskave dhe distancimi fizik, edhe në vende të tjera që kanë shtim rastesh shikon njerëz që mbajnë maska, ndërsa në Tiranë nuk e mbajnë”.