Arjoni Nxjerr Fakte Te Reja Per Fiksimin E Andit Me Boren


Konkurrenti i “Për’puthen”, Arjon Luli, ka tërhequr jo rrallë vëmendjen me deklaratat e tij të herëpashershme në rrjete sociale.Disa ditë më parë, ai deklaroi se së bashku me Shqipen, konkurrente e pezulluar të “Për’puthen”, do të nxirrte të palarat tronditëse të emisionit.Deri tani asgjë s’ka ndodhur, ndërsa vëmendja është kthyer sërish nga Arjoni për një tjetër deklaratë.

Teksa zhvillonte në mini-intervistë me ndjekësit e tij në Instagram, një ndjekës e ka pyetur Arjonin nëse ka menduar ndonjëherë të ngacmojë moderatoren e emisionit, Bora Zemanin. Konkurrenti ka publikuar një foto të Borës , ku krah saj shihet Andi dhe është përgjigjur kështu:“Si me ta thon”, ndërsa është penduar më pas dhe i ka fshirë pyetjen dhe përgjigjen e tij. Mos ndoshta e ka patur me Andin, sikur ky i fundit është ai që pëlqen moderatoren, pasi edhe në studio shpesh herë ai bën batuta duke e “ngacmuar”, por në të vërtetë Andi duket se po krijon diçka me Tean.