Albin Kurti Vjen Me Një Kërkesë Për Mërgimtarët!


Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me anë të një video të postuar në Facebook bën thirrje që mërgimtarët të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai përmes një video shprehet se, nese keni shtetësi të Kosovës, keni të drejtë të votimit nga mërgata.

Por, edhe nese nuk keni, mjafton që keni lindur në Kosovë, apo të paktën njërin prind të lindur në Kosovë, u mundëson votimin në zgjedhjet e Kosovës. Po ashtu, Kurti u bënë thirrje mërgimtarëve se “vota juaj është shumë e rëndësishme dhe mund ta drejtojë Kosovën për një të ardhme shumë më të mire”, përfundon Kurti.